Nikola Gruevski mbetet pa pasaportë
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski do vazhdojë të mbetet pa pasaportë.

Gjykata Apelit nuk pranoi për bazë ftesën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban për vizitë zyrtare të liderit të opozitës në Hungari.

Në njërën nga seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore në shtator, Gruevski kishte kërkuar kthimin e pasaportës duke e arsyetuar atë me disiplinën e tij ndaj obligimit për t’u paraqitur në gjyq.

Më 3 korrik të këtij viti, Gruevskit iu konfiskua pasaporta maqedonase por edhe ajo diplomatike si kompensim për kërkesën e PSP për paraburgimin e tij si i dyshuar në rastin “Titanik” për keqpërdorime zgjedhore.

Përveç në “TitanikGruevski është i dyshuari i Speciales edhe në rastet “TNT” dhe “Dhuna dhe shuplakat në Komunën Qendër”. /albeu.com/



Shtuar më 31/10/2017, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori