Ngrihet padi penale ndaj kryetarit aktual të Dibrës
I ftuar në emisionin ClickPlus, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim në Dibër, Ruzhdi Lata ngriti akuza të rënda për kandidatin e Lëvizjes Besa për Kryetar komune Xhemail Çupi.

Lata e akuzoi për blerje votash dhe quajti fundërrinë dhe mbeturinë Xhemail Çupin në debatin e zhvilluar midis tyre.

Nga ana tjetër Xhemail Çupi ka ngritur padi në instancat e drejtësisë duke i quajtur shpifje dhe prishje imazhi deklaratat e Latës.

“Për mua si idealist ku ne përpiqemi për një Dibër civilizuese ku sundon ligji dhe e drejta, ky rast më shqetëson goxha shumë. Ndaj sot kam dorëzuar padinë dhe tashmë do përballemi me të gjitha procedurat ligjore dhe instancat e drejtësisë, meqë zotëria është mësuar të baltosën të tjerët sa herë që i shkojnë kundër, veprimet e tila nuk mund të bën vetëm për të ardhur në fitore, sepse kur mungon argumenti dhe logjika mbeten shpifja dhe njëllosja armë e vetme për dinjitetit tim”, përfundon Çupi. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2017, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori