Ngrihen tenda për të prekurit nga tërmeti në Ohër
Qendra Informative në Ohër u ka ofruar qytetarëve të cilët janë të prekur nga seria e tërmeteve të forta që të qëndrojnë në tenda, në qoftë se shtëpitë e tyre kanë dëme të mëdha dhe frikësohen që të kalojnë natën në banesat e tyre.

"QendraOhër hap dyert e saj për të gjithë ata që kanë nevojë për bujtinë nate për shkak të tërmetit të sotëm. Akomodimi është në tenda të siguruara dhe për gjumë. Për më shumë informacione kontaktoni 071 296 512’.

Qytetarët e Ohrit sot nuk kanë qenë të qetë nga lëkundjet e tokës, gjegjësit mbi 10 tërmete gjatë kësaj dite. Tërmeti më i fuqishëm sot në Ohër është regjistruar me shkallë prej 5 Rihter. /albeu.com/

Shtuar më 03/07/2017, ora 22:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori