Më shumë se 100 persona, banorë të Shkupit, kanë përfunduar në spital me
thyerje kockash. Rrugët dhe trotuaret e ngrira, janë shkaku kryesor që persona kryesisht të moshës së tretë të rrëzohen dhe të marrin fraktura në këmbë dhe duar.
Vetëm në
Spitalin "Shën Naum i Ohrit" kanë kërkuar ndihmë 43 persona në dy ditët e fundit.
"Ka një numër të rritur të qytetarëve me
thyerje kockash, kurse nga 43 personat e kontrolluar, 5 syresh janë ndaluar për kurim të mëtejshëm dhe intervenim kirurgjikal", ka deklaruar për mediat maqedonase mjekja Jasminka Çabukovska, drejtore e klinikës, njofton "Zhurnal".
Mjeku kujdestar në
Spitalin e Përgjithshëm "8
Shtatori" ka
informuar se pardje janë lajmëruar 13 qytetarë me lëndime në kocka, tetë prej të cilëve janë ndaluar në repartin e traumotologjisë.
"Për shkak të frakturave, për kontroll vijnë më së shpeshti persona në moshë. Ata duhet të kenë kujdes, ndonëse më së miri është të mos dilet fare jashtë nëse nuk kanë nevojë", ka thënë kirurgu Lasko Kocev. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2012,
ora 11:24