Ngricat, ja akset rrugore ku duhet të bëni kujdes
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të temperaturave të ulta, në vendet më të larta malore dhe nën hije ka mundësi për paraqitjen e ngricave, njoftoi mëngjesin e sotëm Lidhja Auto­ Moto e Maqedonisë.

Keshillohet kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit.

Eshtë e nevojshme në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Gostivar-Mavrovë, Demir Kapi-Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të kete shembje dheu.

Nga 15 nëntori 2015 është në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2016.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2016, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori