Ngjarjet në Shkup brengosin Bildt
Ka arritur edhe reagimi i parë i zyrtarëve ndërkombëtarë jashtë vendit lidhur me zhvillimet e djeshme në Kuvend. Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, i cili njihet për deklaratat inkurajuese dhe mbështetjen e dhënë për proceset integruese të Maqedonisë, është shprehur i brengosur për dhunën dhe dëbimin e deputetëve opozitarë nga seanca plenare, njofton Zhurnal.

"Lajme shumë brengosëse nga Shkupi për atë se Policia ka hyrë në Kuvend dhe i ka nxjerrë jashtë deputetët e opozitës. Demokracia e BE-së nuk do të duhej të funksiononte kështu", ka shkruar Bildt në profilin e tij në Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2012, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori