Ngjarjet në Maqedoni, mbledhje e jashtëzakonshme e Lëvizjes për Reforma
Sot në orën 18:00 do të mbahet mbledhje e Jashtëzakonshme e Kryesisë Qendrore dhe e Këshillit të Orientimit të Politikave të Lëvizjes për Reforma, në selinë e Lëvizjes në Tetovë.

Gjatë saj do të diskutohet dhe do të mbahet qëndrim mbi ngjarjet e fundit në Maqedoni siç është ndërhyrja policore në Goshincë të Kumanovës, skandalet për rastin e "Sopotit", si dhe raste të tjera, njoftojnë nga partia e Ziadin Selës. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori