Ngjarja në Gushincë, Gruevski: Nuk jemi në vitin 2001
Kryeministri i Maqedonisë, i cili po përballet me akuza se ka kurdisur sulmin në Gushincë të Likovës, ka përsëritur atë që ka thënë Ministria e Brendshëm e Maqedonisë "se ‘grupi i terroristëve” ka hyrë nga Kosova dhe se pala kosovare është e njoftuar për këtë".

"Ngjarja në Gushincë është një ngjarje serioze ku morën pjesë një grup pjesëmarrës, identiteti i të cilëve është i njohur për institucionet tona dhe për të cilët është njoftuar edhe faktori ndërkombëtar dhe institucionet në Kosovë", u shpreh Gruevski, përcjell Zhurnal.

"Sfidat në këtë plan do të vazhdojnë, kjo nuk guxon që të vendoset në kontekstin ditor politik. I shoh vezët qyqare të opozitës se ne po qëndrojmë pas asaj dhe se të ju them sinqerisht, gërditem nga ajo retorikë anti shtetërore dhe nga tërë rrjedha e ngjarjeve që nuk është për t`u habitur se disa i lidhin me 2001">2001.

Por, dua t`i porosis të gjithë të përfshirët, kjo nuk është 2001">2001, institucionet do të veprojnë në mënyrë vendimtare në kuadrin e kompetencave të saja, ndërsa punëtorët e kolonës së pestë duhet që në mënyrë maksimale dhe të përgjegjshme të sillen me rastin, pasi që kjo gjë nuk është politikë ditore, dhe budallakitë e tyre, sulmet, kërcënimet dhe sjelljet për këtë rast, kanë një kontekst tjetër. Kjo është një punë serioze ku është në pyetje shteti", u shpreh kryeministri Nikolla Gruevski. /albeu.com/


Shtuar më 25/04/2015, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori