Ngjarja e mbrëmshme, ja versioni i Spitalit të Tetovës
11 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore mbrëmjen e djeshme në Spitalin Klinik të Tetovës, nga incidenti i mbrëmshëm në Tetovë, informoi shefi i repartit të Kirurgjisë Ylber Besimi.

Sipas tij, ndihma është kërkuar rreth orës 22:00.

"Janë paraqitur 11 persona në Spitalin Klinik të Tetovës, nga të cilët 6 janë me armë zjarri dhe 5 me mjete tjera. 6 të plagosurit janë transferuar në Shkup, dhe të tjerët janë lëshuar në shtëpi. Njëri nga të lënduarit ndërroi jetë në spitalin klinik në Shkup pasi kishte lëndime të rënda dhe nuk mundi tu mbijetoj plagëve të mara kurse të tjerët janë në gjende të mirë shëndetësore", ka thënë mjeku Ylber Besimi. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2015, ora 14:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori