Mbështetje nga Italia për përcaktim të datës për fillim të negociatave. Kjo është ajo çka ka kërkuar
kryeministri maqedonas Nikolla
Gruevski nga homologu mi tij
italian, Mario
Monti gjatë vizitës së tij në Romë.
Kryeministri italian ka riafirmuar në anën tjetër angazhimin e Romës zyrtare, për anëtarësimin e Maqedonisë në organizatat euroatlantike, ndërsa konstatim i përbashkët kanë qenë raportet bilaterale mes të dy
vendeve janë të mira, porse ato duhet të intensifikohen ende, njofton Zhurnal.
Në takim,
kryeministri Gruevski ka rikujtuar vendimin nga Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, duke theksuar se Shkupi zyrtar po përpiqet për tejkalim in e problemit me Greqinë.
Siç njoftoi zyra e shtypit e qeverisë, të dy kryeministrat i kanë përshëndetur marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy
vendeve në çdo nivel nga bashkëpunimi bilateral, si dhe kanë theksuar gatishmërinë për vazhdimin e intensifikimit të tyre.
Theks të veçantë, thuhet se është vendosur në angazhimet për dinamizim dhe thellim të marrëdhënieve ekonomike, këmbimin tregtare dhe mundësitë për investim. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2012,
ora 10:54