Ngecja e reformave, raport negativ nga KE
Pëlqej
Analizat e fundit të OJQ-ve dhe ekspertëve për çështje evropiane në vend, vlerësojnë se Raporti i ardhshëm KE-së për Maqedoninë do të jetë mjaft rigoroz dhe më kritik se i një viti më parë. Sipas ekspertit Albert Musliu, raporti do të jetë negativ me vetë faktin se reformat kyçe janë realizuar me një dinamikë më të ngadalësuar se vitin e kaluar.

“Çdo definim i raportit i cili nënkupton se sendet nuk kanë lëvizur me dinamikën të cilën është dashur për ne qytetarët duhet të pranohet si raport negativ. Unë besoj se Maqedonia nuk ka dalë prej kornizës së shtetit i cili realisht mund të marrë datë për fillimin e negociatave nëse përmbyllet çështja e emrit, por a është ajo tempo e nevojshme prezent, gjithsesi se nuk është. Për mua çdo konstatim i raportit që do të nënkuptonte realizim të reformave me një tempo të ngadalësuar do të ishte raport negativ”, deklaroi Albert Musliu, ekspert për çështje evropiane. Lidija Dimova nga Qendra maqedonase për edukim Evropian theksoi se një ndër sektorët më të kritikuar do të jetë ai ekonomik. Por qeveria sipas saj do të kënaqet vetëm se KE-ja do të mbajë rekomandimin për çeljen e bisedimeve.

Ajo i drejtoi disa pyetje qeverisë. “Pse Maqedonia këtë vit nuk do ta marrë përsëri ‘dokumentin për partneritetin e aderimit’ - do të thotë se 4 vjet kemi ngecur me detyrat e njëjta. E dyta, pse reformat ekonomike për të cilat qeveria mendohet se ka bërë më shumë këtë vit do të ketë vlerësim të dobët? E treta, pse vendet fqinje bëjnë hapa të shpejta përpara, megjithë ndikimet e njëjta të krizës ekonomike? Dhe e katërta, cila do të jetë strategjia e Maqedonisë pas nëntorit të 2010-tës?”, deklaroi Lidija Dimova, Qendra Maqedonase për Edukim Evropian. Sipas dokumentit të Bashkimit Evropian për “partneritetin e aderimit” me të cilat caktohen detyrat që duhet t’i kryejë Maqedonia çdo vit, vërtetohet se deri në 92,3 nga indikatorët e dhënë me këtë dokument pjesërisht apo aspak nuk janë plotësuar.

Qeveria nga mbyllja e raportit të KE-së për vitin 2010, ka arritur që me sukses të kryej vetëm 7,6 pwr qind të indikatorëve, 36,9 pwr qind i ka realizuar pjesërisht, kurse 55,4 të indikatorëve nga revizioni për vitin 2010 nuk i ka plotësuar. Pjesërisht janë plotësuar disa indikatorë.

Në dialogun politik, zgjedhjet, Marrëveshja e Ohrit, reformat në polici, të drejtat e njeriut, mediat pjesërisht apo aspak nuk janë plotësuar. Kurse në reformat në gjyqësi, mjedisi jetësor dhe bujqësi asnjë indikator nuk është plotësuar. (bs)
Shtuar më 04/11/2010, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori