Njëri dhunon gruan dhe tjetri ish-gruan, dy të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas për dhunnë. Është arrestuar një 56-vjeçar pasi ka rrahur ish-gruan e tij dhe një 36-vjeçar për dhunë ndaj bashkëshortes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. U., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 3.01.2022 09:52