Nga refugjat në sipërmarrës
Kol Gashi si refugjat në Remstal ka pasur një ndihmë të madhe nga ish-shefi i tij Franz Wari.

Ai i ka përkrahur shumë shqiptarët e Kosovës. Tashmë Gashi ka kompaninë e tij, si dhe është integruar mjaft mirë.

Por, historia e tij është mjaft interesante. Ai para dhjetë vjetësh ishte afër depërtimit.

Policia kishte shkuar në 4:30 të natës dhe i kishin thënë se duhet të largohet.

Gashi ishte i sigurt se do të dëbohej po të mos ishte Franz Wari për ta ndihmuar.

Tashmë ai është shumë i suksesshëm.

Ai ka katër fëmijë dhe së bashku me gruan e tij jetojnë në Strümpfelbach, afër skulptorit Karl Ulrich Nuss.

Ai ka shumë shokë gjermanë dhe klientë, ndërsa fëmijët e tij shkojnë në gjimnaz.

Edhe jeta në Kosovë për të nuk ishtë aspak e lehtë.

Ai u rrit me tetë vëllezër e motra, kurse babai i tij ishte fermer dhe duhet të punonte në fushë.

"Kjo ishte e kuptueshme në atë kohë". Por, arsimi ishte shumë i rëndësishëm për këtë familje.

Të gjithë vëllezërit e motrat në Strümpfelbacher kanë diplomuar, kurse njëri nga nipërit ka studiuar në Eliteuni të Oxfordit.

Kol Gashi ishte i vetmi pa diplomë universitare dhe në vend të kësaj hapi një dyqan dhe në fillim shkoi mirë, por në vitet 90’ shpërtheu lufta në Ballkan dhe të ardhurat filluan të bien dhe ai dëshironte vetëm të largohet.

50-vjeçari është integruar mjaft mirë në Gjermani, ashtu si edhe fëmijët e tij.

Ai ka kompaninë e tij dhe është i kënaqur me kushtet në Gjermani.
Shtuar më 04/07/2017, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori