Gruaja sherr me policin në mes të Vlorës, kapen me duar (VIDEO)

Një person është shoqëruar nga policia në Lungomare të Vlorës.

Vajza që ishte me personin e shoqëruar është përplasur me policinë.

Gjatë përplasjes, ka patur edhe konfrontim fizik.

Situata u qetësua pas ndërhyrjes së efektivëve dhe është bërë i mundur shoqërimi i personit të synuar nga policia.

Situata e krijuar ka mbledhur dhjetëra njerëz, të cilët nuk po kuptonin atë që po ndodhte.

Ndërkohë ende nuk dihen arsyet e shoqërimit në polici të personit në fjalë./albeu.com/