Nga nesër mund të çoni ndihma për në zonat e përmbytura me anë të postës
Posta e Maqedonisë prej ditës së nesërme deri më 31 gusht do të hapë degët e saj në rrjetin postar për grumbullimin e ndihmave humanitare dedikuar për rajonet e prekura nga përmbytjet në rrethinën e Shkupit, transmeton Telegrafi.

“Ndihmat në ushqim të konservuar, ushqim për fëmijë dhe pelena, mjete higjienike dhe mjete për dezinfektim, qytetarët human do të mund ti dorëzojnë në cilindo njësit postar të Postave të Maqedonisë në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Postave të Maqedonisë.

Posta Maqedoni thekson se shpërndarja e ndihmave të grumbulluara humanitare do të realizohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2016, ora 19:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori