Nga mesnata maqedonsit në Greqi do të hyjnë vetëm me pasaportë
Fletat e bardha, në të cilat deri dje policët kufitar të Greqisë kanë vendosur vula për hyrje të qytetarëve të Maqedonisë në vendin e tyre, nga sonte në mesnatë do të hiqen nga përdorimi.

Sonte zyrtarisht gjatë hyrjes në Greqi, qytetarët e Maqedonisë do të mund të hyjnë vetëm me pasaportë, në të cilët policët kufitar të vendit do të vendosin vulë me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.

Rregullat e reja sipas Marrëveshjes së Prespës, shërbimet kufitare kanë filluar t’i zbatojnë pas një jave pasi në vendkalimin kufitar Bogorodica u vendos tabela me emrin e ri kushtetues të vendit tonë.

Sipas paralajmërimeve, letërnjoftimet dhe pasaportat me emrin e ri kushtetues të vendit do të fillojnë të lëshohen nga fundi i vitit.
Shtuar më 21/02/2019, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori