Nga marsi 2013 pensionet rriten me 7 %
Rritja e pensioneve me rreth 7 % që u paralajmërua dje nga kryeministri Nikolla Gruevski do të fillojë të realizohet në muajin mars të vitit të ardhshëm, deklaroi sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski.

"Pensionistët do t'i marrin në mars pensionet e rritura ashtu siç kemi premtuar. Kjo do t'i përket pensionit të shkurtit që do ta marrin në mars. Pensionistët dhe shfrytëzuesit e ndihmës sociale do të jenë kategori e qytetarëve, tek të cilët nuk do të ketë ngrirje të rritjeve të premtuara", tha ministri Ristovski, citon Zhurnal.

Nga marsi i vitit 2013, siç paralajmëroi dje kryeministri, do të rriten edhe ndihmat sociale, respektivisht për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2012, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori