Nga e hëna kthehet dialogu midis partive politike?
Në fillim të javës së ardhëshme pritet që përfaqësuesit e katër partive më të mëdha, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, të mblidhen dhe të vendosin për të gjitha reformat se si do ti zbatojnë në afat rekord, me të vetmin qëllim për ti dhënë fund krizës politike.

Rikthimin e dialogut mes katër partive më të mëdha e ka inicuar diplomati gjerman, Hajndëll, transmeton Radio Dojçe Vele. Obligimi i parë i cili nënkuptohet nga deklarata e diplomatit Hajndëll parasheh dilema se vallë do të bëhet i njejti gabim si në të kaluarën kur u betonua data e mbajtjes së zgjedhjeve para se të përmbushen kushtet për zgjedhje. /albeu.com/

Shtuar më 10/06/2016, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori