Nani për Cristiano Ronaldon: Nuk kishte vend më të mirë për të se Man United

Luis Nani i cili luan për Orlando City, ka komentuar rikthimin e Ronaldos te Man United me të cilin luajti për disa vite te Djajtë e Kuq.

“Gjithmonë”, ka thënë fillimisht Nani për Athletic, kur u pyet nëse ai vazhdon të ndjekë Manchester Unitedin.

“Nëse nuk kam lojë në të njëjtën kohë, sigurisht. Është e veçantë tani me Cristianon atje. Natyrisht, kur shihni lajmet dhe situatën e tij në Juventus, mund të imagjinoni se nuk kishte vend më të mirë për të sesa të kthehej te United”.

“Në kokën time, e dija se ai mund të shkonte. E dija se lajmi do të ishte i vërtetë, kështu që nuk ishte aq e papritur për mua”.

“Është gjithmonë një motivim të shohësh Man Utd dhe Old Trafford plot me tifozë, mënyra se si është atmosfera në atë stadium është thjesht e pabesueshme. Është mirë të shohësh dhe kujtosh disa momente të mira”, përfundoi portugezi. /albeu.com/


Shtuar 14.11.2021 15:52