Neziri për Albeu.com: Drejtësia në Maqedoni, e korruptuar dhe e partizuar
Analisti Xhelal Neziri
Përgjimet e djeshme të publikuara nga LSDM-ja në Veles dhe që lidheshin me rastin "Sopotit", që sipas ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov janë të pafajshëm, ka lënë një shije të hidhur në popullatën shqiptare në Maqedoni.

Edhe pse që prej 2003-it dihej se 11 shqiptarët e akuzuar ishin pjesë e një skenari të montuar politikisht publikimi i djeshëm i bisedës mes dy funskionarëve të lartë të shtetit i ka irrituar jo pak shqiptarët, por edhe ka shtuar bindjen se në Maqedoni mungon shteti i së drejtës.

"Kjo bisedë nuk dëshmon vetëm pafajësinë e të burgosurve të Sopotit, por edhe pozitën e fajtorit kujdestar në të cilën fatkeqesisht gjendet qytetari shqiptar në Maqedoni", tha për Portalin Albeu analisti Xhelal Neziri.

Ai shton se rasti "Sopoti" është dëshmia që vërteton se në Maqedoni, shtet që ka statusin e kandidatit për në BE, drejtësia është e kriminalizuar dhe e korruptuar.

"Rasti i Sopotit është një dëshmi për mungesën e sundimit të së drejtës në Maqedoni, një vend me status kandidat për në BE. Ky dhe rastet tjera flasin për një sistem të korruptuar, partizuar dhe kriminalizuar drejtësie, i cili gjithnjë e më shumë do të gjenerojë kriza në Maqedoni", përfundoi prononcimin për Portalin Albeu Xhelal Neziri. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori