E FUNDIT/ BILD plas "bombën", nxjerr përgjimin ku është përfshihet Rama
Nexhat Jakupi: BDI është partia e vlerave kombëtare shqiptare
Kandidati për deputet nga rradhët e BDI-së për njësinë numër 4, Nexhat Jakupi është shprehur se BDI është forca politike që përfaqëson më së miri vlerat kombëtare shqiptare.

Ai u shpreh në një intervistë dhënë "Almakos" se BDI është kujdesur dhe do të kujdeset edhe për shqiptarin e fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Jakupi tha se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e shpërdoron besimin e dhënë dhe për këtë është votuar dhe do të votohet nga shqiptarët.

"Kemi një përkrahje jashtëzakonisht të madhe. Besimin e popullit ne nuk e keqpërdorim. Në vitet e qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim janë realizuar shumë procese të ndryshme me vlera kombëtare si dhe projekte të cilat për ndokënd dukeshin edhe si ëndërr. Kemi sakrifikuar shumë gjëra për të ardhur deri aty ku sot shqiptarët ndihen shumë më mirë se sa vite më parë", ka thënë Jakupi. /albeu.com/


Shtuar më 18/04/2014, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori