New York Times shkruan për "ryshfetin e Mijallkovit"
Akuzat e LSDM-së se drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov ka marrë provizion për furnizimin me pajisje përgjuese, kanë jehuar edhe në mediat botërore.

"New York Times" dhe "ABC News", mes të tjerash i kushtoheshin artikullit të "Asociated Press" me titull “Shefi i policisë sekrete maqedonase akuzohet për ryshfet në biznesin me Izraelin”, shkruan "alsat-m".

“Zoran Zaev…publikoi biseda të regjistruara në mënyrë të paligjshme, për të cilat thotë se tregojnë që shefi i policisë sekrete Sasho Mijalkov, bashkëpunëtorja e tij dhe një person nga Izraeli merren vesh për transferim parash ryshfeti. Zaev nuk e saktësoi shumën, por tha se ajo ka qenë me disa zero. Mijalkov i hodhi poshtë akuzat duke konfirmuar se ka pranuar donacion prej 5,5 milion eurosh për blerjen e pajisjeve për forcat speciale të policisë”, shkruante "New York Times". /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori