Nevzat Bejta i bindur për fitoren e mandatit të tretë në Gostivar
Nevzat Bejta kryetari aktual i Komunës së Gostivarit dhe kandidati për një mandat të tretë nga rradhët e BDI-së shprehet i bindur për fitoren dhe mbështetjen e qytetarëve.

Ai deklaroi se do të respektojë konkurrentët e tij dhe nuk do të merret me fushatat e tyre.

Po ashtu ai shtoi se nuk ka kandiduar me dëshirën e tij, por ka qenë dëshira e shumicës së qytetarëve në Komunën e Gostivarit.

“Ata vlerësojnë atë që unë personalisht dhe bashkëpunëtorët e mi kemi bërë për qytetin.

Në disponimin që e shoh tek ata dhe me ndryshimet në Ligjin Zgjedhor, mendoj se do të fitojmë që në rrethin e parë”, tha Bejta gjatë vizitës së tij tek shkolla fillore “Bashkimi”.

Nga Aleanca për Shqiptarët Nevzat Bejta do të ketë Arben Taravarin si kundërshtarë. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori