Nevzat Bejta ftohet të marrë pjesë në kujtim të 15-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës
Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta është ftuar të marrë pjesë më 16 prill në Kukës në përkujtim të 15-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës.

Bejta është ftuar në këtë përkutimore, ku kujtohet eksodi i shqiptarëve nga Kosova drejt Shqipërisë, si pasojë e politikës resperesive të Slobodan Milosheviç.

"Ndihem thellësisht i lumtur që më 16 Prill, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, mikun tim Hashim Thaçi, do të jemi mes qindra ish-luftëtarëve të lirisë, të rinjve, burrave e grave nga trevat shqiptare. Në pritje të takimit me ju.", thueht në letrën që Rama i ka dërguar Bejtës. /albeu.com/


Shtuar më 15/04/2014, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori