Kryetari i komunës së Gostivarit është shprehur përpara nxënësve të këtij qyteti, se
arsimi do të jetë
prioritet i politikave të tij komunale.
Në këtë takim,
Bejta ka qenë së bashku me udhëheqësin e Sektorit të Arsimit, Qeramedin Selimi dhe me drejtorin Xhezi
Kamberi.
Nxënësit e gjimnazit para kryetarit
Bejta, drejtorit
Kamberi, profesorëve dhe kolegëve të tyre prezantuan në lëndë të ndryshme në tre gjuhë, shqip, maqedonisht dhe turqisht.
Bejta, pasi dërgjoi prezantimet e nxënësve tha se në kohën që ka qenë ai mësimdhënës, kishte shumë pak nxënës që të prezantonin përpara mësuesit apo kolegëve të tyre, ndërsa
brezi i ri e bën këtë gjë me përkushtim.
Ai tha se do të punojë mjaft që
arsimi të jetë
prioritet në politikat e komunës, si dhe shprehu besimin se
brezi i ri do të sjellë inovacione në lëmin e studimeve. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2014,
ora 16:01