Nesër nis zyrtarisht fushata zgjedhore në Maqedoni
Sonte pas mesnate partitë politike në Maqedoni nisin zyrtarisht fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor.

Pritet që sot koalicioni nga kampi shqiptar të mbajnë konventat promovuese të tre partive.

Sot Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë konventën promovuese në sallën Bris Trajkovski në Shkup, ndërsa në po në këtë sallë të martën konventën promovuese do ta mbajë edhe Lëvizja Besa dhe RDK të cilët në këto zgjedhje do të garojnë me listë të përbashkët.

Aleanca për Shqiptarët konventën promovuese të kandidatëve për deputet do ta mbajë sonte në sallën e sportit në Gostivar.

PDSH konventën promovuese e ka mbajtur më herët, ndërsa nesër zyrtarisht fushatën e fillon me një tubim qendror në Studeniçan.

Dy koalicionet më të mëdha të partive maqedonase, të drejtuara nga VMRO-DPMNE dhe LSDM poashtu kanë përfunduar konventat dhe nesër fillojnë fushatën me takime të drejtpërdrejta me elektoratin.

Koalicioni "Për Maqedoni më të mirë" i drejtuar nga VMRO fushatën e fillon në Ohër, ndërsa koalicioni opozitarë maqedonas i drejtuar nga LSDM-ja opozitare tubimin e parë do ta zhvillojë në Prilep. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2016, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori