Nemini: VMRO-DPMNE duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për të gjitha politikat e tyre antishqiptare që nga viti 1990 (VIDEO)
Në emisionin e sontëm “Studio e Hapur” analisti Mahi Nesimi tha se VMRO-DPMNE duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për të gjitha politikat e tyre antishqiptare që nga viti 1990.

Kjo sipas Nesimit duhet të jetë kusht i partive shqiptare dhe ata duhet ta kërkojnë një gjë të tillë qysh para mbajtjes së zgjedhjeve.

Nëse VMRO-DPMNE nuk e bën këtë, atëherë ai tha se asnjë parti nuk guxon të shkojë në koalicion me këtë parti edhe nëse ajo fiton shumicë absolute.

Në të kundërtën çdo parti shqiptare sipas Nesimit do të humbte kredibilitetin tek elektorati shqiptar dhe do të dëshmonte se është e interesuar vetëm për pushtet.
Shtuar më 25/12/2019, ora 23:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori