Nesimi: Ali Ahmeti me bojkot e bën president Ivanovin!
Analisti i çështjeve politike, Robert Nesimi thotë se Ali Ahmeti përmes promovimit të idesë së bojkotit, bën president kandidatin maqedonas të VMRO-së, Ivanovin.

Ai shprehet se përmes veprimeve që po bën BDI, e gjithë logjika të çon vetëm në këtë rezultat.

"BDI nuk fiton asgjë me bojkot. Vetëm sa ndihmon VMRO-së, sepse i mban shqiptarët në shtëpi duke ditur se shqiptarët do të votonin Pendarovskin. As LSDM-ja nuk fiton asgjë. Por VMRO fiton gjithçka, sepse me bojkot asaj nuk do ti duhet të përballet me mllefin e shqiptarëve ndaj saj dhe ndëshkimin që do t’ia jepnin ata.” thotë për Portalb, Nesimi.

Nesimi thekson se edhe në zgjedhjet parlamentare fiton VMRO dhe ky rezultat sërish do të ishte i kënaqshëm për BDI-në. /albeu.com/

Shtuar më 16/04/2014, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori