Nesër protestohet kundër ministrit Nikolla Todorov
Iniciativa qytetare "TodorOFF" dhe organizata "Hajde" u bëjnë thirrje qytetarëve, që nesër, ditë e hënë, në ora 19, të mblidhen oara Kuvendit të Maqedonisë dhe masovikisht të marrin pjesë në protestën për dorëheqjen e ministrit për shëndëtësi Nikolla Todorov.

"Patjetër të ketë përgjegjësi për sistemin i cili vret, në vend se të mjekojë. Për këtë arsye masovikisht t’i bëjmë thirrje ministrit “vdekje” se ka ardhur koha të bart përgjegjësi dhe të ikë nga ky funskion", thuhet në paralajmërimin e organizatave për protestën e nesërme, percjell Portalb.

Ata në letrën e tyre publike për opinionin ia kujtojnë Todorovit humbjet e jetrave si pasojë e sistemit të dobët shëndetësor. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2015, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori