Nesër pasdite prishet moti, nisin shirat dhe bien temperaturat
Nesër pasdite dhe në orët e mbrëmjes një masë ajrore e cila do të vijë nga veriu do sjellë mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe bubullima.

Temperaturat e ditës do të bien duke filluar nga pjesa veriore për 5 gradë ndërsa në pjesët jugore do mbajë mot i ngrohtë.

Të hënën do mbajë mot i paqëndrueshëm me shi lokal, do fryjë erë e fuqishme e cila do sjellë rënie të temperaturave për 10 gradë. Stabilizimi i motit pritet ditën e martë.
Shtuar më 01/07/2017, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori