Nesër parlamenti voton komisionin e ri antikorrupsion
Në seancën e tij të 43 Parlamenti i Republikës së Maqedonisë, ka vendosur në rend dite shumë ratifikime, raporte vjetore dhe plane financiare, ligje në lexim të parë e të dytë, si dhe vendime.

Pjesë e kësaj seance parlamentare është dhe propozim vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit. Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve para festave të Pashkëve propozoi emërimin e anëtarëve të Anti korrupsionit prej të cilëve vetëm dy janë nga përbërja aktuale.

Në listën e emrave për anëtarë komisioni janë propozuar avokati, Goran Milenkov nga Shkupi, Igor Tanturovski, ekonomist i diplomuar d.r i shkencave ekonomike në Shkup, Najdo Spasevski, avokat nga Shkupi, Suzana Taskova Axhikotareva, juriste e diplomuar magjistër e të drejtës ndëshkuese nga Shkupi, Zhaklina Dançevska, juriste e diplomuar, magjistër nga Prilepi, si dhe Sejdi Halili, ekonomist i diplomuar nga Tetova dhe Farije Aliu, ekonomiste e diplomuar doktor e shkencave ekonomike nga Gostivari. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2015, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori