Nesër nis vaksinimi për fruthin
Nga nesër do të ketë vaksinim në terren në shkollat fillore dhe të mesme, informoi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, Arbër Ademi
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ministrin e Shëndetësisë dhe me të vërtetë bëhet fjalë për situatë alarmante. Jemi në fazën e gjetjes së zgjidhjes më të mirë ligjore dhe në Ligjin për shkollë fillore, gjatë regjistrimit, duhet të dorëzohet dokument se janë marrë vaksinat e caktuara.

Por, gjithsesi, çdo vendim i yni duhet të jetë në drejtim dhe në pajtim me dispozitat ligjore ku shkolla fillore është e detyrueshme dhe me vlefshmërinë se duhet që të mos kërcënohet shëndeti publik i kujtdo qoftë”, tha Ademi.

Ministri tha se në këtë drejtim do të jenë edhe zgjidhjet e tyre, ligjore dhe nënligjore, por situata me fruthin, siç tha, është bërë alarmante.
Shtuar më 18/04/2019, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori