Balla-Alibeajt : Mbyllim mbledhjen, ulemi diku dhe e diskutojmë, nëse biem dakord, dalim e informojmë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i ka propozuar në Konferencën e Kryetarëve thirrje Enkelejd Alibeajt që të ulen dhe të negociojnë për pikat që ky i fundit ka renditur në letrën dërguar Grupeve të tjera Parlamentare për Presidentin.

“Proces me letra nuk bëhet. Mundësinë të takohemi e të flasim e kemi. Dokumentin ta vendosim në tavolinë e ta negociojmë. U tërhoqët, jeni të gatshëm ta negocioni dokumentin. Hajde, jam i gatshëm të ulemi tani. Mbyllim mbledhjen, ulemi diku dhe e diskutojmë. Dhe nëse biem dakord, dalim e informojmë. Shkoni të grupi juaj dhe konsultohuni për emra. Unë s’po u vë asnjë kusht. Të jetë një dokument që të shërbejë edhe në vitet në vijim,” tha Balla.