Nesër kontrolle falas me rastin e Ditës botërore të Shëndetit
Me rastin e Ditës botërore të Shëndetit, nesër më datë 7 prill, do të ketë kontrolle shëndetësore falas në Çarshinë e Vjetër të Shkupit përpara Çifte Hamamit dhe Xhamisë së Murat Pashës.

Aksionin e organizon Instituti për shëndet publik - Shkup në bashkëpunim me komunën Çair. Qytetarët mund të bëjnë matjen e sheqerit dhe kolesterolit në gjak, tensionit të gjakut dhe peshës.

Gjithashtu, mjekët do të shpërndajnë broshura për fëmijët dhe për të gjithë pacientët që ndërgjegjësojnë qytetarët për shëndetin.

Në këtë ditë, po ashtu do të shpërndahet edhe "Ushqim nacional", një ushqim i shëndetshëm përgatitur enkas për këtë ditë. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2014, ora 13:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori