Shpëtoi për “një fije”, momenti kur Ylli Limanin e rrethojnë flakët në koncert (VIDEO)

Vera e sivjetshme është pa diskutim një nga sezonet më të suksesshme për Ylli Limanin. Këngëtari i njohur i baladave, dhe jo vetëm, ka realizuar dy prej bashkëpunimeve më të dëgjuara të momentit, “Alkool” me Noizy-n dhe “Tonat” me Ledri Vulën, si dhe është vazhdimisht i angazhuar me evente brenda dhe jashtë vendit.

Mirëpo jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç duhet. Artisti ka rrezikuar seriozisht të digjej për shkak të një incidenti të efekteve piroteknike që shoqëronin performancën e tij. Ai ka publikuar një video në Instagram, ku teksa këndonte u është afruar shumë flakëve që u ndezën krejt papritur në skenë.

“Shpëtuam”, shkruan Ylli teksa në ato momente shihet duke u larguar me shpejtësi dhe pak i trembur nga flakët.


Shtuar 30.07.2022 12:58