Nëse nuk vaksinohen fëmijët do të ketë gjoba ndaj prindërve
Pëlqej
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka marrë një vendim për prindërit që nuk pranojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre. Sipas tij, prindërit do të ndëshkohen me gjoba që shkojnë nga 300 deri në 600 euro.

Mundësitë e prindërve mbeten tre: të paguajnë dënimin, të vaksinojnë fëmijët ose të përfundojnë në gjykatë.

Mjekët sqarojnë se mbrojtja e fëmijëve bëhet me vaksinim dhe kjo ndikon në fuqizimin e imunitetit. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2018, ora 22:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori