Nëse nuk i bëni ballë sfidave, hapni rrugën
Branko Cervenkovski
"Qeveria nëse nuk është e aftë të gjejë zgjidhjen për problemet, më mirë është të tërhiqet, ka kush t’i zgjidhë ato". Kjo ka qënë dekalrata e liderit të opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski, i pyetur për problemin e emrit dhe problemet që sjell ai.


"Ai kontekst nuk mund të zgjidhet me improvizime dhe konferenca për shtyp nga kushdo qoftë. Ai proces mund të udhëhiqet në mënyrë të organizuar nga ata që kanë legjitimitetin për ta udhëhequr shtetin, e në rast se ata kanë nevojë që të kërkojnë mbështetje nga opozita, ne jemi këtu. Derisa munden dhe dinë, le t’i zgjidhin problemet, mirëpo në rast se nuk munden le ta thonë atë publikisht dhe le të tërhiqen", ka deklaruar Cërvenkovski. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2012, ora 18:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori