Nëse Gruevski zgjidh emrin, heqim dorë nga zgjedhjet
Branko Cërvenkovski
"Nëse Gruevski siguron zgjidhjen e kontestit të emrit dhe me këtë zhbllokohen proceset integruese, LSDM do të heqë dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme".

Kjo është deklarata më e re e liderit të Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, dhënë në një intervistë për portalin NOVA.

Ai ka thënë se nuk mund të kuptojë kryeministrin Nikola Gruevski, i cili edhe pse është gjashtë vite në pushtet, bën çdo ditë fajtor atë.

Lideri socialdemokrat ka thënë se nuk do të pranojë të kandidohet edhe për një mandatKongresin e ardhshëm të LSDM-së, duke paralajmëruar kështu fundin e veprimit të tij politik.

Duke komentuar ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, Cërvenkovski ka thënë se në një vend normal, një ndërmarrje e tillë do të përbënte skandal të paparë. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2013, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori