Nëntë viktima, rritet ndjeshëm numri i infeksioneve në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.441 teste, ndërsa janë regjistruar 445 raste të reja me COVID-19.

Sipas qyteteve në: Shkup-249, Kumanovë-12, Shtip-13, Prilep-25, Tetovë-16, Strugë-7, Veles-7, Manastir-14, Ohër-12, Kavadar-3, Gostivar-12, Gjevgjeli-2, Strumicë-36, Kriva Pallankë-5, Radovish-7, Koçan-6, Probishtip-1, Berovë-2, Vinicë -3, Dellçevë-2, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-6, Resnjë-1.

Ndërkohë nëntë persona humbënn jetën në spital, dy pacientë nga Shkupi (72 dhe 62), një nga Kumanova (66), dy nga Struga (58 dhe 65), një nga Strumica (80), një nga Kriva Pallanka (83), nga Probishtipi (60) dhe një pacient nga Sveti Nikolla (65).

Instituti për Shëndet Publik sot regjistron 194 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vend që nga fillimi i epidemisë është 21.636.
Shtuar më 14/10/2020, ora 20:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori