Rrahmani: Scudeto? Tani e di gjithë forca jonë

Amir Rrahmani shijon momentin e Napolit, por edhe stafin e tij.

“Bëmë një punë të madhe, ishim të fokusuar, duhet të jemi gjithmonë të fokusuar te kundërshtari. Gjithmonë them që të mbrohemi çdo gjë fillon nga kush është përpara, e gjithë skuadra është e rëndësishme. Nëse ata punojnë mirë është më e lehtë për të gjithë. Koulibaly është në mesin e ekipit, më i miri në botë, jam krenar që luaj me të”, tha ai për Sky.

Për Scudetton: “Është herët, kanë kaluar vetëm dhjetë ndeshje. E thashë edhe më parë: duhet të mendojmë për një ndeshje pas tjetrës, të gjitha janë të vështira dhe do të jenë edhe më të vështira sepse të gjithë e dinë forcën tonë”. /albeu.com/


Shtuar 29.10.2021 16:24