Nënkryetari i LR-PDSH: Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore
Nënkryetari i Lëvizjes për reforma PDSH, Agon Ferati, ka lëshuar një deklaratë në lidhje me diskutimet për ndryshimin e Kodit zgjedhor dhe riformatimin e KQZ-së.

Ai shprehet se LR-PDSH ka kërkuar që në fillimet e saj pastrimin e listave zgjedhore nga votuesit fiktivë, ndërsa Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore, përcjell Portali Albeu.

"Lëvizja për reforma PDSH që me paraqitjen e saj bëri të ditur angazhimin për demokratizimin e shoqërisë dhe partive politike. Konkretisht, lidhur me diskutimet e fundit për ndryshimin e Kodit zgjedhor dhe riformatimin e KQZ-së dhe njësive zgjedhore, Lëvizja për Reforma PDSH njoftoi opinionin dhe në mënyrë të drejpërdrejt edhe lehtësuesin e këtyre negociatave z.Peter VanHoutte që pas pastrimit të listave nga numri shumë i madh i votuesve fiktiv, Maqedonia të shëndrohet në një njësi zgjedhore, ndërsa mënyra e zgjedhjes së deputetëve të bëhet me lista të hapura dhe në mënyrë proporcionale. Kështu do të rritet niveli i përfaqësimit dhe nuk do të kemi vota të shkuara dëm. Nga ana tjetër nuk do të përsëritet fenomeni i së kaluarës kur edhe pas mbarimit të mandatit, të kemi deputet anonim për opinionin apo deputet që asnjëherë nuk i bën publike qëndrimet e tij", është shprehur numri dy i LR-PDSH. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2015, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori