Nënat që kërkonin ajër të pastër në shënjestër të snajperistit
Gjatë tubimit të djeshëm të VMRO DPMNE-së në Tetovë, “Lëvizja Nēna dhe Fëmija” organizoi një protestë simbolike ku me maska dhe fishkëllima e “mirëpritën” kryeministrin Nikolla Gruevski.

Ata e akuzojnë Gruevskin si shkaktar kryesor për vazhdimin e afatit të fabrikës së Jugohromit e cila fabrik punon pa filtra ekologjik dhe e ka bërë Tetovën ndër qytetet më të helmuara në botë, shkruan "almakos".

Gjatë gjithë kohës kur Nënat kërkonin ajër për fëmijët e tyre ata thonë se kanë parë një snajperist mbi kulmin e një objekti shkollor i cili i ka mbajtur vazhdimisht në shënjestër.

“Përse vallë Nikolla Gruevski ka kaq frikë nga Nënat e Tetovës sa që ua drejton snajperin dhe nuk ka frikë nga fabrika që helmon dhe vret mbi 300 mijë qytetarë? pyesin nga kjo organizatë. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori