Saimir Tahiri kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë merr vendimin për ish-ministrin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u dënua për shpërdorim detyre. Mësohet se GJL ka refuzuar që t’i pezullojë dënimin me burg Tahirit edhe pasi ish-ministri depozitoi një kërkesë në të cilën pretendonte se i rrezikohej jeta brenda qelisë. Trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Sandër Simoni nuk e ka konsideruar të arsyeshme lirimin nga qelia të Tahirit.

Më 22 Prill, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri bëri kërkesë në Gjykatën e Posaçme për pezullimin e dënimit me burg. Në një kërkesë të ndarë në 2 faqe, Tahiri pretendoi se vendimi i Gjykatës së Posaçëm të Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshti me interesat e tij. Ish-ministri shkruante se në burgun e Fierit, ku edhe vuan dënimin, është i rrezikuar nga subjektet e krimit.

Në Gjykatën e Lartë po shqyrtohet edhe një tjetër kërkesë e Tahirit. Ish-ministri kërkon pafajësi në GJL, pasi Apeli e dënoi me 5 vite burg për shpërdorim detyre. Ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe përfundimisht u dënuar me 3.4 vite burg.