Aksident i rëndë në Levan –Tepelenë, 4 të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotëm në aksin Levan – Tepelenë, ku për pasojë janë lënduar 4 persona.

Nga pamjet e siguruara duket se mjeti ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga kryesore, ku ka pësuar dëmtime të mëdha në pjesën para.

Në drejtimin e mjetit tip “Tayota” mësohet se ka qenë një femër, e cila është trembur pasi i është futur në parakalim një makinë tjetër.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në Frakull dhe të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, pasi fillimisht kanë marrë ndihmën e parë nga banorët e zonës.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë për zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shtetasja E. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja e mjetit edhe tre pasagjerët, shtetasit H. A., 60 vjeç, E. A., 55 vjeçe dhe L. B., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga. /albeu.com