Negociatat me BE-në, Hahn jep dritën jeshile për Maqedoninë
Komisioneri i BE-së Johanes Hahn, në një intervistë për Der Standard ka folur pozitivisht për çeljen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Marrëveshja mes dy kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, e cila do t’i jep fund çështjes së emrit dhe hapje të rrugës së politikës evropiane për zgjerim në rajon shkruan DW.

“Përfaqësuesit e vendeve më të vendosura anëtare të BE-së konstatuan se nëse zgjidhet çështja e emrit, kjo do të krijojë presion moral që ne të reagojmë” , tha Hahn.

Në KE vlerësojnë se marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës dhe hapat e ardhshëm rreth saj, kur dhe si do të realizohet, dhe në këtë drejtim vendet anëtare nuk do të duhet të dyshojnë në mundësinë e zbatimit të fjalëve në vepra.

Më tej thuhet se kundërshtimi i mëtejmë i presidentit Gjorge Ivanov që të nënshkruan marrëveshjen nuk do të ndikon në vendimin e BE-së për fillimin e negociatave.
Shtuar më 15/06/2018, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori