NEGOCIATAT/ Franca bllokon bisedimet mes Maqedonisë dhe BE-së
Franca është e vendosur që negociatat e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të shtyhen për gjysmë viti derisa të futet një metodologji e re në procesin e pranimit. Do të ketë një takim tjetër të hënën për të harmonizuar qëndrimin për këtë çështje një ditë përpara Samitit të BE-së, njofton "Radio Evropa e Lirë".

Hapja e negociatave të pranimit midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë mund të shtyhen, të paktën deri në verën e ardhshme, thonë burimet diplomatike për "REL". Kjo, është si pasojë e qëndrimit të fortë të Francës që nuk ka dëshirë të ndryshojë metodologjinë e saj në procesin e zgjerimit përpara se të fillojnë negociatat me Tiranën dhe Shkupin.

Përndryshe, vendi presidencë e BE-së, Finlanda përsëri ndryshoi projekt përfundimin të premten dhe e përshtati atë me nevojat e Francës. Në dokumentin, në të cilën kishte shikim "REL" thuhet se konferenca e parë ndërqeveritare do të zhvillohej "më së voni në gjysmën e parë të vitit 2020".
Shtuar më 12/10/2019, ora 21:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori