Në Tetovë viti nis me një aksident tragjik
Një banor i Sedlarcës së Poshtme të Tetovës 51-vjecar ka vdekur pasi që, gjatë ngasjes së biçikletës është goditur nga një makinë BMV me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar një 22-vjeçar nga Tetova.

Siç informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, aksidenti ka ndodhur dje pasdite rreth orës 17 e 30 minuta në rrugën Tetovë – Bërvenicë.

Gjatë aksidentit çiklisti ka marrë lëndime të renda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë. Ekipi i Ndihmës së Parë kishte konstatuar vdekjen.
Shtuar më 02/01/2019, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori