Në spitalin e Strugës nuk mund të kryhen operacione
Një situatë jo e zakonshme është aktualisht në spitalin e Strugës, shkruan Albeu.com

Kjo për shkak se pjesa operative e departamentit kirurgjik në spitalin e Strugës nuk funksionon për shkak të një defekti në pajisjen anestizike, respektivisht stacioni i gazit.

Si pasojë e kasaj gjëndje, është e pamundur të kryhen ndërhyrje kirurgjikale. Rastet e emergjencës dërgohen në spitalin e Ohrit.
Problemi është konstatuar tani pritet rregullimi I defektit që po vonon për pasojë të një pajisje e cila nuk ka arritur ende.

"Nga këtu gazrat e anestezisë shkojnë në procesin e operacionit dhe nëse këto reduktues nuk funksionojnë, asnjë prej nesh anesteziologëve dhe sigurisht edhe kirurgët nuk duan që jeta e pacientit ta vihet në rrezik për shkak të një problemi me pajisjet. Ne punojmë në një spital të vjetër, punojmë me pajisje të vjetra. Para 7-8 viteve ishte një delegacion japonez që po fotografohej pranë aparateve tona. Ata nuk kishin parë aparate të tilla me të cilat ne punojmë"- deklaroi Aco Veljanoski- Drejtor i Departamentit të Anestezisë. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori