Në Shtëpinë e Bardhë flitet për krizën politike në Maqedoni
Kriza politike në Maqedoni ka qenë temë e bisedimeve në brifingun jo formal që është mbajtur të premten në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Mësohet se në këto bisedime është diskutuar për të gjitha problemet aktuale me të cilat po përballet Maqedonia, për rrolin e SHBA-ve në zgjidhjen e tyre, si dhe për raportet midis dy shteteve.

Burimet e njëjta thuan se për shkak të karakterit të mbyllur të brifingut, komentet për përfshirjen e SHBA-ve në zgjidhjen e krizës në Maqedoni, nuk do të shpërndahen në opinion.

Brifingun e ka organizuar Diaspora e bashkuar maqedonase, ndërsa në të kanë marr pjesë Esher Maerson nga Zyra për lidhje me opinionin të Shtëpisë së Bardhë, Viktoria Tejlor, drejtoresh për Ballkanin nga Këshilli për siguri nacionale, Ana Makanju, këshilltar special për Evropë dhe Euro Azi e nënkryetarit të SHBA-ve, si dhe zyrtar të SHBA-ve të obliguar për raportet me Maqedoninë.

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, për Maqedoninë është diskutuar edhe në një takim në Kongres, me përfaqësuesit e Komitetit Nacional Republikan dhe Demokrat. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2016, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori