Ish i dashuri i Baby G dhe mik i ngushtë me Stresin, Lim Hoti shpallet në kërkim për vrasjen e Mehmet Qemës

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim ish të dashurin e këngëtares shqiptare Baby G, Blerim Horin të njohur ndryshe si Lim Hoti pasi akuzohet për moskallëzimin e vrasjes së Mehmet Qemës.

Hoti është njëkohësisht edhe mik i ngushtë i Stresit.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes ishte edhe Erlin Peka, i cili është shpallur në kërkim. Raportohet se viktima Mehmet Qema njihej edhe me nofkën “tallman” ose “hasjanali” dhe vetëm disa ditë më parë kishte ardhur nga Londra.